top of page

Presion te larte te gjakut tek doktori por jo ne shtepi?

 

I njohur si hipertensioni i bluzes se bardhe , kjo gjendje e shpeshte mund te shtoje rrezikun kardiak nese nuk trajtohet

 

 

  Vizita mjekesore shumicen e njerezve i ben te pakten pak anksioz. Por per disa prej tyre, ky stress mund te shkaktoje nje rritje te perkohshme te presionit te gjakut. Nese presioni i gjakut te tyre ne shtepi dhe ambiente te tjera jo mjekesore eshte normal, atehere ato kane ate qe njihet si Hipertensioni i bluzave te bardha.

Tani, nje studim i gjere sugjeron se njerezit qe vuajne nga ky lloj hipertensioni kane nje rrezik me te larte per semundje te zemres se sa njerezit qe e kane gjithmone presionin e gjakut ne vlera normale. Presioni i gjakut normal quhet kur matjet tregojne vlera me te ulta se 120/80, nderkohe qe presion I larte I gjakut do te quhet kur vlerat jane me te larta se 130/80 mmHg.

Nese presioni i gjakut tuaj ngrihet ne nje situate relativisht jo te rrezikshme sic eshte takimi me doktorin, atehere cfare ndodh me te nese ju bllokoheni ne trafik, apo keni nje situate te veshtire familjare apo ne pune?

Presioni i gjakut i gjithsecilit fluktuon/leviz ne menyre te vazhdueshme gjate dites. Por njerezit me hipertension nga bluzat e bardha kane luhatje me te shpeshta dhe ne vlera me te larta te presionit te gjakut. Perafersisht nje ne pese persona vuan nga kjo gjendje, te cilen zakonisht doktoret nuk e trajtojne me ilace.

 

Efekti I bluzes se bardhe

​

  Per studimin, kerkuesit grumbulluan te dhenat nga 27 studime qe perfshinin me teper se 64 000 njerez ne USA, Europe dhe Azi. Ne krahasim me njerezit te cilet e kishin presionin e gjakut normal si ne shtepi edhe ne kliniken mjekesore, njerezit me Hipertension te bluzave te bardha te patrajtuar kishin nje rrezik 36% me te larte per te pesuar Atak ne Zemer, Stroke (insult ne tru) dhe probleme te tjera te zemres. Ato gjithashtu kishin nje dyfishim te rrezikut per te vdekur nga semundjet e zemres.

Megjithate, u vu re se njerezit qe vuanin nga hipertensioni i bluzave te bardha por qe perdornin medikamente per hipertensionin, nuk e kishin kete rritje te rrezikut per semundje te zemres. Studimi u publikua ne 10 Qershor ne Annals of Internal Medicine.

​

  Keto te dhena mbeshtesin faktin per te trajtuar njerezit me hypertension te bluzave te bardha. Studimet tregojne qe kjo gjendje pothuajse gjithmone avancon ne hipertension arterial konstant.

​

Relakso mendjen, trupin , dhe enet e gjakut?

​

  Pergjigja relaksuese, e hedhur si ide 40 vite me pare nga Dr. Benson, i referohet frymemarrjeve te qeta, rrahjeve te zemres me te ngadalta, dhe ndryshimeve te tjera fiziologjike qe ndodhin gjate gjendjes se relaksimit. Studime qe kane perfshire persona si me hypertension te mjekuar apo edhe te pamjekuar, tregojne se perdorimi I shpeshte I teknikave relaksuese ndihmon ne uljen e presionit te gjakut.

Jo te gjithe i pergjigjen kesaj teknike, por tek ata qe reagojne, kerkuesit kane dokumentuar ndryshime genetike qe mund te shpjegojne perfitimin. “Teknikat e relaksimit aktivizojne gene qe jane te perfshira ne zgjerimin e eneve te gjakut dhe frenojne gene qe shkaktojne tkurrjen dhe inflamacionin e eneve te gjakut”, thote studimi.

​

  Per te praktikuar tekniken e relaksimit, uluni ne nje vend te qete me syte mbyllur. Relaksoni muskujt dhe me qetesi perserisni nje fjale, fraze, apo lutje qe ju zgjidhni. Kur mendime te ndryshme ju interferojne, mos u ndalni tek to. Rikthehu tek fjala, fraza apo melodia jote. Eshte e rekomandueshme qe te praktikoheni cdo dite nga 10-20 minuta, megjithese edhe pak minuta mund te ndihmojne.

​

Trajtimi pa medikamente

​

  Trajtimi nuk nenkupton vetem perdorimin  e medikamenteve. Renia ne peshe, ushtrimet fizike, kufizimi I kripes, dhe ndalimi i duhanpirjes , shoqerohen me kontroll me te mire te presionit te gjakut. Keto rekomandime duhet ti ndjekin si pacientet me hipertension te qendrueshem edhe ato me hipertension intermitent. Nderkohe qe tek pacientet me hypertension nga bluzat e bardha rekomandohet edhe Praktika e Relaksimit.

​

  Por nese ndryshimet e stilit te jeteses nuk kane sukses per te ulur presionin e gjakut ne norme, atehere ka nje sere medikamentesh te sigurta dhe efektive qe mund te ndihmojne. Rekomandohet qe pacientet te mbajne nje aparat te matjes se presionit  te gjakut ne shtepi per te monitoruar qe trajtimi po funksionon. Ne gjithashtu i rekomandoj qe ta marrin aparatin e tyre te tensionit me vete ne klinike, dhe i kontrollojme ato kur e masin presionin e tyre te gjakut per tu siguruar qe e bejne matjen e rregullt. Mjeket zakonisht rekomandojne qe te matet presionit nje here apo dy here ne dite per 1-2 jave pas ndryshimit te mjekimit, pastaj matja dy tre here ne jave ne momente te ndryshme te dites eshte e rekomandueshme.

​

bottom of page