top of page

Semundja e Arterieve Koronare

 

Cfare eshte Semundja e Arterieve Koronare?

​

   Zemra juaj eshte nje pompe e forte muskulare qe eshte pergjegjese per qarkullimin e 3.000 galonave gjak ne trupin tuaj cdo dite (13638 litra/ne dite). Ashtu si muskujt e tjere, zemra ka nevoje per furnizim te vazhdueshem me gjak per te punuar sic duhet. Zemra juaj e merr gjakun qe nevojitet per te bere punen nepermjet arterieve koronare.

​

​

​

​

​

​

​

​

​

​

​

​

​

​

​

​

​

​

  Semundja e arterieve koronare eshte ngushtimi apo bllokimi i arterieve koronare, zakonisht i shkaktuar nga ateroskleroza. Ateroskleroza (nganjehere e quajtur „trashja“ apo „mpiksja“ e arterieve) eshte depozitimi i kolesterolid dhe depozitave yndyrore (te quajtura pllaka) ne murin e brendshem te arterieve. Keto pllaka mund te veshtiresojne qarkullimin e gjakut per ne muskulin e zemres duke dhene mpiksje te gjakut ne arterie apo dhe duke shkaktuar crregullim te tonusit dhe funksionit te arteries. Pa nje furnizim te pershtatshem me gjak, zemra behet e etur per oksigjen dhe elementet e tjere ushqimor per te cilat ka nevoje qe te funksionoje normalisht. Kjo mund te shkaktoje dhimbje gjoksi qe quhet Angina. Nese furnizimi me gjak i nje pjese te muskulit te zemres nderpritet totalisht, apo nese kerkesa per energji e zemres behet me e madhe se sa mund ti ofroje furnizimi me gjak, atehere mund te ndodhi nje Atak ne Zemer (demtim i muskulit te zemres).

 

 

 

 

Shkaqet

​

Cfare e shkakton ngushtimin e arterieve koronare?

​

  Arteriet tuaja koronare kane formen e tubave me hapsire ne mes, permes se ciles gjaku mund te qarkulloje lirshem. Muret muskulare te arterieve koronare normalisht jane te lemuar dhe elastik si dhe jane te veshur me nje shtrese qelizash te quajtur Endotel. Endoteli perben nje kufi fizik me rrymes se gjaku dhe murit te arteries, nderkohe qe ndihmon ne funksionimin sa me te mire te arteries duke cliruar perberes kimik ne pergjigje te stimujve te ndryshem.

​

​

​

​

​

​

​

​

​

​

​

​

​

​

  Semundja e arterieve koronare fillon kur ju jeni ne moshe te re. Perpara adoleshences tuaj, muret e eneve te gjakut fillojne te shfaqin linja me yndyre. Nderkohe qe vitet kalojne, sasia e yndyres se depozituar fillon e shtohet, duke shkaktuar demtime te lehta te murit te eneve tuaja te gjakut. Substanca te tjera qe kalojne ne gjak, sic jane qelizat inflamatore, proteina dhe kalciumi fillojne te ngjiten ne muret e enes se gjakut. Yndyra se bashku me substancat e tjera bashkohen per te formuar nje material te quajtur Pllake.

  Me kalimin e kohes, ne brendesi te arterieve krijohen pllaka me permasa te ndryshme. Shume nga pllakat jane te buta ne brendesi me nje mbulese fibroze te forte e cila i mbulon nga jashte. Nese kjo mbulese e forte cahet, atehere materiali i bute yndyror qe eshte brenda saj ekspozohet. Trombocitet (elemente ne forme disku qe ndodhen ne gjak dhe ndihmojne ne mpiksjen e gjakut), vijne ne zone, dhe rreth pllakes krijohet gjak i mpiksur. Endoteli gjithashtu mund te irritohet dhe te mos funksionoje sic duhet, duke bere qe arteria te tkurret (mblidhet) ne momente te papershtatshme. Kjo ben qe arteria te ngushtohet edhe me teper.

 

  Nganjehere, gjaku i mpiksur mund te shkrihet vete, dhe qarkullimi i gjakut rikthehet. Ne raste te tjera, gjaku i mpiksur (trombi koronar) mund te bllokoje menjehere furnizimin me gjak te muskulit te zemres (okluzioni koronar) duke shkaktuar nje nga tre situatat e rrezikshme, te quajtura Sindromet Koronar Akut (shiko me poshte).

 

 

Cfare jane Sindromet Koronar Akute?

​

   Angina e paqendrueshme: Kjo mund te jete nje simptom e re apo nje ndryshim i angines se qendrueshme. Angina mund te ndodhi me shpesh, ndodh edhe jo ne sforcim fizik, eshte me e forte, apo zgjat me teper. Megjithese kjo shpesh here mund te largohet me nje medikament nga goja, ajo eshte e paqendrueshme dhe mund te avancoje ne nje atak kardiak. Zakonisht per te trajtuar anginen e paqendrueshme nevojiten trajtime apo procedura me intensive.

​

  Infarkt Miokardi pa ngritje te segmentit ST (NSTEMI): Ky lloj ataku ne zemer, apo IM, nuk shkakton shume ndryshime ne elektrokardiograme (EKG). Megjithate, treguesit kimik ne gjak tregojne qe demtimi I muskulit te zemres ka ndodhur. Ne NSTEMI, bllokimi mund te jete I pjesshem apo I perkohshem, si pasoje demtimi eshte relativisht I vogel.

​

  Infarkti i miokardit me ngritje te segmentit ST (STEMI): Ky tip ataku ne zemer, apo IM, shkaktohet nga bllokimi i furnizimit me gjak per nje periudhe te gjate. Ai prek nje zone te madhe te muskulit te zemres, dhe shkakton ndryshime si ne EKG ashtu edhe ne nivelin ne gjak te treguesve kimik.

​

  Disa njerez kane simptoma qe tregojne se ato se shpejti mund te zhvillojne nje sindrom koronar akut, ndersa te tjere mund te mos kene asnje simptome derisa ndodh sindromi koronar akut, nderkohe qe ka raste te tjera qe mund te pesojne nje sindrom koronar akut edhe pa asnje simptome.

Te gjithe sindroma koronare akute kerkojne vleresim dhe trajtim emergjent.

​

Qarkullimi kolateral

​

  Nderkohe qe rritet shkalla e bllokimit te arteries koronare, arteria e ngushtuar mund te zhvilloje „qarkullim kolateral“. Qarkullimi kolateral eshte zhvillimi i eneve te reja te gjakut te cilat ridrejtojne qarkullimin e gjakut perreth vendit qe ka ndodhur bllokimi. Megjithate, gjate periudhave te shtimit te sforcimit fizik apo stresit, arteriet e reja mund te mos jene ne gjendje qe te furnizojne sa duhet muskulin e zemres me gjak te pasur me oksigjen.

 

​

Cfare eshte ishemia?

​

  Ishemia eshte nje gjendje qe pershkruhet si „Kramp i muskulit te zemres“. Ishemia ndodh kur arteria e ngushtuar arrin nje pike ku ajo nuk mundet te plotesoje nevojat e muskulit te zemres per gjak te pasur me oksigjen. Muskuli i zemres behet i „uritur“ per oksigjen.

  Ishemia e zemres mund te krahasohet me krampet e kembes. Kur dikush ben ushtrime fizike per nje kohe te gjate, muskujt e kembeve fillojne te dhembin, shfaqin Krampe, sepse ato jane te uritur per oksigjen dhe elemente ushqyes. Zemra juaj, gjithashtu nje muskul, ka nevoje per oksigjen dhe elemente ushqyes per te punuar. Nese furnizimi i muskulit te zemres me gjak nuk arrin qe ti plotesoje nevojat e saj, ndodh ishemia, dhe ju mund te ndjeni dhimbje gjoksi apo simptoma te tjera te saj.

  Ishemia ka me teper mundesi qe te ndodhi kur zemra kerkon oksigjen ekstra. Kjo eshte me e shpeshte gjate aktivitetit fizik, te ushqyerit, eksitimit apo stresit, apo daljes ne ambient te ftohte. Kur ishemia largohet ne me pak se 10 minuta duke ndenjur ne qetesi apo nga medikamentet, mund te thuhet se ju keni „Semundje te arterieve koronare stabel“ ose „angine te qendrueshme“. Semundja e arterieve koronare mund te avancoje deri ne nje pike ku ishemia ndodh edhe duke ndenjur ne kushte qetesie.

Ishemia, deri edhe ataku kardiak, mund te ndodhin pa asnje shenje dhe kjo quhet ishemia e „heshtur“. Ishemia e heshtur mund te ndodhi tek te gjith njerezit, por eshte me e shpeshte tek njerezit qe vuajne me diabet.

​

Simptomat

​

Kush jane simptomat e semundjes se arterieve koronare?

​

  Simptoma me e shpeshte e semundjes se arterieve koronare eshte angina (e quajtur edhe angina pektoris). Angina i referohet zakonisht dhimbjes se gjoksit. Ajo gjithashtu pershkruhet si diskomfort ne gjoks, ndjenje peshe, shtrengimi, shtypje, dhimbje, djegie, mpirje, boshllek. Mund te ngaterrohet me ankesat me origjine nga stomaku. Angina zakonisht ndjehet ne gjoks, por mund te ndjehet gjithashtu ne shpatullen e majte, krahe, qafe, shpine apo nofullen e poshtme.

​

  Simptoma te tjera qe mund te ndodhin ne semundjen e arterieve koronare perfshijne:

​

  • Veshtiresi ne frymemarrje

  • Palpitacione (rrahje te zemres te crregullta, ndjenjen sikur ne nje moment zemra nuk rrah apo ka nje rrahje me te forte se zakonisht)

  • Rrahje te shpeshta te zemres

  • Marrje mendsh

  • Te perziera

  • Dobesi trupore te theksuar

  • Djeresitje

​

  Ne coftese ju i keni keto simptoma, eshte e rendesishme qe te lajmeroni doktorin tuaj, vecanerisht nese keto ankesa jane shfaqur per here te pare apo nese ato behen me te shpeshta dhe me te renda.

​

Simptomat tek grate

​

  Grate zakonisht kane shenja te semundjes se arterieve koronare te ndryshme nga burrat. Per shembull, simptomat e atakut ne zemer tek grate perfshijne:

​

  • Dhimbje apo diskomfort ne gjoks, krahun e majte apo shpine

  • Rrahje zemre te shpejta

  • Veshtiresi ne frymemarrje

  • Te perziera ose lodhje

​

  Nese ndonjera nga keto simptoma ndodh, eshte e rendesishme te kerkoni menjehere ndihme mjekesore duke njoftuar 127 apo duke i thene dikujt qe eshte prane qe tju dergoje ne urgjencen me te afert.

​

Cfare duhet te beni ju nese keni keto simptoma?

​

Nese ju apo dikush prane jush ka dhimbje gjoksi, te krahut te majte apo ne shpine qe zgjat me teper se 5 minuta, e shoqeruar me nje apo me teper nga simptomat e permendura me siper, njoftoni 127 per te marre ndihme emergjente. MOS PRITNI. Trajtimi i shpejte i atakut ne zemer eshte teper i rendesishem per te reduktuar sasine e demtimit te muskulit te zemres.

​

Aspirina: Pasi te keni njoftuar 127, personeli mjekesor mund tju thoje juve qe te kafshoni dhe pertypni me ngadale nje tablete aspirin (325 mg), ne qofte se ju nuk keni histori per alergji nga aspirina apo per hemoragji. Aspirina eshte vecanerisht efektive nese merret brenda 30 minutave qe kane filluar ankesat. MOS merrni aspirinen per simtomat e Insultit ne Tru.

​

  Nese simptomat ndalojne komplet brenda 5 minutave, perseri kontaktoni mjekun tuaj per ti raportuar per keto ankesa qe kishit.

 

  Kontaktoni mjekun nese kjo eshte hera e pare qe ju keni patur keto ankesa ne menyre qe tju behet nje vleresim.

​

Meso qe ti dallosh simptomat si dhe situatat qe i shkaktojne ato.

Njofto mjekun tend nese keni simptoma te reja apo nese ato behen me te shpeshta apo me te renda.

​

Kush eshte diferenca mes angines dhe atakut ne zemer?

​

Angina

 

 Angina eshte nje simptome paralajmeruese – por nuk eshte nje atak ne zemer. Simptomat e atakut ne zemer (gjithashtu te quajtur edhe Infarkt Miokardit apo „IM“) jane te ngjashme me anginen.

Angina ndodh per nje periudhe te shkurter te mungeses se furnizimit me gjak te muskulit te zemres. 

Nuk shkakton demtim te perhershem te zemres.

Simptomat zgjasin vetem pak minuta dhe zakonisht qetesohen kur rrin ne qetesi dhe/ose medikamentet.

Simptomat perfshijne dhimbje gjoksi ose diskomfort ne gjoks, veshtiresi ne frymemarrje, palpitacione, rrahje te shpejta te zemres, marrje mendsh, te perziera, dobesi trupore, djeresitje. 

Simtomat qetesohen kur ndalon aktivitetin fizik apo kur merr medikamente nga goja.

Nuk kerkon trajtim mjekesor emergjent; megjithate, eshte e rendesishme qe te njoftoni mjekun tuaj nese kjo eshte hera e pare qe ju perjetoni angine, nese keni ankesa te reja apo nese ato behen me te shpeshta dhe e te renda.

​

Infarkti I Miokardi

​

  Ndodh kur furnizimi me gjak i muskulit te zemres bllokohet per nje periudhe te gjate (zakonisht nga formimi i trombit ne nje arterie koronare qe eshte e ngushtuar me pare). 

Rezulton ne demtim te perhershem te muskulit te zemres. 

Simptomat zakonisht zgjasin me teper se disa minuta dhe perfshijne dhimbje apo diskomfort ne goks qe shkon e vjen dhe zgjat; dhimbje apo diskomfort ne pjese te tjera te trupit; veshtiresi ne frymemarrje; djerse „te ftohta“; ndjesine sikur i ka mbetur dicka ne fyt; te perziera apo te vjella,  rrahje zemre te shpejta apo te crregullta.

Simtomat nuk qetesohen kur ndalon aktivitetin fizik apo kur merr medikamente nga goja.

Kerkon ndihme mjekesore emergjente nese simptomat zgjasin me teper se 5 minuta.

 

 

   Nese ju eshte pershkruar nga mjeku medikamenti Nitroglicerine dhe ju fillon angina: Ndaloni cfare jeni duke bere dhe qendroni pa levizur. Vendosni nje tablete nitroglicerine poshte gjuhes dhe prisni qe ajo te shkrihet, ose nese perdorni formen spry, beni nje shkrepje te saj poshte gjuhes tuaj. Prisni 5 minuta. Nese dhimbja e gjoksit vazhdon edhe pasi kane kaluar 5 minuta, njoftoni 127 per te marre ndihmen mjekesore urgjente.

​

   Per pacientet e diagnostikuar me Angine te Qendrueshme Kronike: Nese po perjetoni angine, vendosni nje tablete nitroglicerine poshte gjuhes dhe lereni qe te shkrihet, duke e perseritur cdo 5 minuta deri ne 3 tableta per 15 minuta. Nese ju akoma keni angine edhe pasi keni perdorur 3 doza nitroglicerine, thirrni per ndihme 127.

​

   Perdorimi i aspirines ne dhimbjen e gjoksit te paqendrueshme: Pasi te keni njoftuar 127, personeli mjekesor mund tju orientoje qe te kafshoni me ngadale nje tablete Aspirine (325 mg), ne rast se ju nuk keni alergji nga aspirina apo hemoragji. Aspirina eshte vecanerisht efektive nese perdoret brenda 30 minutave te para te fillimit te ankesave. Nderkohe qe perdorni nitroglicerinen sic u pershkrua me siper.

​

Mos prisni derisa te vije ndihma

​

Sapo te shfaqen shenjat e para te atakut ne zemer, telefononi urgjencen ne 127. Mos prisni derisa ankesat „te largohen“. Identifikimi dhe trajtimi i hershem i simptomave te atakut ne zemer mund te uli rrezikun e demtimit te zemres dhe mundeson fillimin e menjehershem te trajtimit. Edhe kur nuk jeni i sigurte nese ankesat tuaja jane apo jo ato te nje ataku ne zemer, ju perseri duhet te vleresoheni nga mjeku.

​

Diagnoza

​

Si diagnostikohet Semundja e Arterieve Koronare?

​

  Doktori e vendos diagnozen e semundjes se arterieve koronare duke dialoguar me juve rreth ankesave tuaja, duke shikuar problemet e tjera mjekesore qe ju mund te keni dhe faktoret e rrezikut, dhe duke bere ekzaminimin fizik.

  Testet diagnostike, ku perfshihen analiza gjaku, elektrokardiograme (EKG), prova e sforcos apo kateterizimi kardiak mund te nevojiten per te vendosur diagnozen e sakte dhe per te bere trajtimin e duhur. Keto teste e ndihmojne mjekun per te vleresuar shtrirjen e semundjes se arterieve koronare, efektin e saj ne funksionimin e zemres, dhe trajtimin  me te pershtatshem per juve.

  Kerkimet qe po behen te procedurat e reja diagnostikuese, sic eshte tomografia e kompjuterizuar e coronareve, mund te ndryshoje formen e diagnostikimit te semundjes se arterieve koronare ne te ardhmen.

​

Rreziqet

 

Kush jane faktoret e rrezikut per semundje te arterieve koronare?

 

  Faktoret e rrezikut te pa modifikueshem (ato qe nuk mund te ndryshohen) perfshijne:

​

  • Gjinia Mashkull. Rreziku per atak ne zemer eshte me i madh tek meshkujt se sa tek femrat, dhe meshkujt kane atak ne zemer ne moshe me te re se sa femrat. Megjithate, pas moshes 70 vjecare, meshkujve dhe femrave rreziku i barazohet.

  • Mosha. Semundja e arterieve koronare ka me teper mundesi qe te shfaqet ne moshat e medha, vecanerisht pas moshes 65 vjecare.

  • Historia familjare per semundje te zemres. Nese prindrit tuaj kane semundje zemre (vecanerisht nese jane diagnostikuar me semundje zemre para moshes 50 vjecare), atehere ju keni nje rrezik te shtuar per te shfaqur edhe ju nje semundje te tille. Pyesni mjekun tuaj se kur eshte e pershtatshme per juve per te bere kontroll per semundje te zemres ne menyre qe ta diagnostikoni dhe ta trajtoni heret.

  • Rraca. Njerezit me ngjyre kane me teper presion te larte te gjakut se te bardhet, si rrjedhim edhe semundjet e zemres jane me te shpeshta tek kjo popullate. Gjithashtu ketu ndikon edhe shkalla me e larte e obezitetit dhe e diabetit tek kjo pjese e popullsise.

​

  Faktoret e rrezikut te modifikueshem (ata qe mund te trajtohen apo te kontrollohen) perfshijne:

​

  • Duhan pirja dhe ekspozimi ndaj tymit te dyhanit

  • Niveli i larte i kolesterolit dhe trigliceridet e larta – vecanerisht niveli i larte i LDL kolesterolit apo i ashtequajturi kolesteroli i „keq“ dhe nivelet e ulta te HDL apo kolesterolit te “mire” nen 40 mg/dl.  Disa paciente te cilet njihen per semundje zemre apo te eneve te gjakut dhe te tjere paciente qe kane nivele te larta te rrezikut per semundje zemre duhet te synojne qe ta mbajne nivelin e LDL kolesterolit me pak se 70 mg/dl. Mjeku juaj mund tju japi keshilla konkrete sipas rastit.

  • Presioni i larte i gjakut (140/90 mmHg apo me teper)

  • Diabeti I pakontrolluar

  • Inaktiviteti fizik

  • Mbipesha (Indeksi I mases trupore apo BMI nga 25-29 kg/m2) apo obeziteti (BMD me e larte se 30 kg/m2)

​

  Shenim: Menyra se si eshte e shperndare pasha juaj eshte e rendesishme. Permasat e belit tuaj jane nje tregues i shperndarjes se dhjamit ne trup. Perimetri i belit eshte permasa e belit tuaj ne nivelin direkt mbi „

​

  • Stresi i tepert

  • Dieta me doza te larta yndyrnash te saturuara dhe kolesterol

  • Konsulimi i teperuar i alkolit

 

  Sa me teper faktor rreziku te kesh, aq me i larte eshte rreziku qe te zhvillosh semundje te arterieve koronare.

​

Trajtimet

 

Si trajtohet semundja e arterieve koronare?

 

  Trajtimi i semundjes se arterieve koronare perfshin reduktimin e faktoreve te rrezikut, marrja me medikamenteve, ka mundesi nenshtirmi ndaj procedurave invazive dhe / apo kirurgjikale dhe kontrolli periodik te doktori. Trajtimi i semundjes se arterieve koronare eshte i rendesishem  per te ulur rrezikun tuaj per atak ne zemer apo insult ne tru.

Reduktimi i faktoreve tuaj te rrezikut

Reduktimi i faktoreve te rrezikut perfshin ndryshimet ne stilin tuaj. Mjeku juaj do tju orientoje se si ti beni keto ndryshime.

​

  • Nese ju pini duhan, ju duhet ta ndaloni.

  • Ndryshoni dieten duke reduktuar kolesterolin ne diete, kontrolloni presionin e gjakut, dhe menaxhoni me mire sheqerin nese vuani nga diabeti. Rekomandohen ushqime me pak yndyre, pak kripe dhe pak kolesterol. Kufizimi I alkolit ne jo me teper se nje pije ne dite eshte gjithashtu I rendesishem. Mjeku dietolog mund tju ndihmoje per te bere ndryshimet e duhura ne diete.

​

  Shtoni nivelin e aktivitetit/ushtrimeve fizike me qellim arritjen dhe mbajtjen e nje peshe te shendetshme dhe per te reduktuar rrezikun. Por, konsultohuni me mjekun tuaj perpara se te filloni nje program ushtrimesh fizike. Kontaktoni me mjekun tuaj nese eshte e nevojshme qe te merrni pjese ne nje program reabilitimi kardiak.

​

Beni procedurat e trajtimit te semundjes se arterieve koronare qe ju rekomandon mjeku 

 

Procedurat Intervencionuese

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Procedura intervencioniste te zakonshme per trajtimin e semundjes se arterieve koronare perfshijne angioplastiken me balon (PTCA) apo me vendosjen e nje stenti. Keto procedura konsiderohen si nderhyrje jo kirurgjikale sepse kardiologu me ane te nje tubi/kateteri futet brenda eneve te gjakut, nderkohe qe kirurgu trajton me ane te prerjes/incizionit. Perdoren lloje te ndryshme balonash dhe/apo kateteresh per trajtimin e pllakes brenda enes se gjakut. 

 

Kirurgjia e Bypass-it te arterieve koronare

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nje apo me teper arterie koronare bypasohen me ane te nje grafti ene gjaku me qellim qe ti rikthehet furnizimi me gjak te zemres. Keto grafte zakonisht jane arteriet dhe venat e vete pacientit qe merren nga gjoksi, krahu apo kembet. Graftet vendosen pertej ngushtimit te arteries dhe krijon nje rruge tjeter per te furnizuar zemren me gjak te pasur me oksigjen.

​

  Kur keto trajtime tradicionale nuk jane opsion per  juve, doktoret mund tju sugjerojne terapi te tjera qe jane ne faza studimore, sic eshte Revaskularizim me lazer transmiokardial, apo kundrapulsator te jashtem. 

​

Ndjekja

​

  Kardiologu juaj (doktori i zemres) do tju kerkoje qe tju shikoje ne menyre periodike per tju kryer ekzaminim fizik dhe ndoshta tju kryeje edhe ndonje test diagnostikues. Ai do te perdori informacionin e mbledhur nga keto vizita per te monitoruar ecurin e trajtimit tuaj. Kontaktoni me mjekun tuaj per tu informuar se kur e keni konsulten e radhes. 

​

Kush preket nga semundja e arterieve koronare?

​

  Semundja e zemres eshte shkaku kryesor i vdekjeve ne Shtet e Bashkuara si tek femrat edhe te meshkujt. Perllogaritet qe cdo 34 sekonda nje amerikan peson nje atak ne zemer. Per me teper, rreziku per te patuar semundje zemre pas moshes 40 vjec eshte 2 ne 3 meshkuj dhe me teper se 1 ne 2 femra.

​

foto1.png
foto 2.png
foto 3.png
foto 4.png
bottom of page